Cristiano Ronaldo edhe zyrtarish ka ndarë rrugët me agjentin Jorge Mendes.
Raportohet se shkak i përplasjes është bërë intervista që sulmuesi ka dhënë te gazetari Piers Morgan.
Mendesit nuk i ka pëlqyer deklarata rreth Manchester United dhe mënyra se si CR7 është sjellë me klubin e “Djajve të Kuq”.
Sipas raporteve, Ronaldo e dha atë intervistë të qëllimshme, duke dalë kundër këshillës së Mendes.