Cristiano Ronaldo është treguar altruist, të paktën deklarativisht, në prononcimin të dhënë në muajin nëntor në lidhje me kombëtaren e Portugalisë dhe suksesin e saj në Kupën e Botës.
Ndonëse në ndeshjen e fundit nuk u inkuadrua nga minuta e parë, pesë here fituesi i “Topit të Artë” thotë se do të gëzohej me një triumf të kombëtares së tij edhe nëse ai nuk shënon.
“Nëse më thoni se Portugalia e fiton Kupën e Botës dhe unë nuk shënoj, e pranoj menjëherë këtë pakt”, u shpreh ish-lojtari i Real Madridit.
Tash për tash Portugalia është në fazën çerekfinale dhe aty do të ndeshet me Marokun.
Në rast triumfi në Kupën e Botës, siç paralajmëroi më parë, lojtari do të tërhiqej nga kombëtarja.