Ronaldo për Juventusin: Një udhëtim ndryshe në jetën time

10:15 | 14 Janar 2023

Ronaldo: Juventusi, një udhëtim ndryshe në jetën time.

Cristiano Ronaldo ka reflektuar për kohën e tij në Juventus dhe ka kujtuar momentet speciale gjatë kohës së tij në Torino

Pesë herë fituesi i Topit të Artë kaloi tri vite të karrierës së tij me Zonjën e Vjetër, të cilës ju bashkua në korrik të vitit 2018 nga Real Madridi për 117 milionë euro. Gjatë kohës së tij në klub, Ronaldo shënoi 101 gola dhe bëri 22 asiste në 134 ndeshje në të gjitha garat, duke ndihmuar Juventusin që të fitojë dy Skudeto dhe një Kupë të Italisë.

Duke folur për emisionin ‘Memorable matches’ të LiveScore në Youtube, Ronaldo ka folur për të kaluarën e tij në Juventus dhe ka treguar kujtimet e tij më të mira në fushë.

“Shënova një gol me kokë kundër Donnarummas. Kur e fitoni titullin është gjithçka e veçantë dhe gjatë një viti ju punoni që të arrini diçka të madhe”.

“Kur e fitoni trofeun e parë në një skuadër është gjithmonë speciale. Ky me Juventus ishte definitivisht kujtimi më i mirë. Për muaj Juventusi ishte një udhëtim ndryshe në jetën tim. Nënshkrova me ta në moshën 33 vjeçare, duke hapur një kapitull të ri pas nëntë viteve të suksesshme me Real Madridin.

Ronaldo u largua nga Juventusi në verën e vitit 2021, duke u kthyer në Manchester United për një shumë prej 17 milionë euro. Periudha e dytë me Djajtë e Kuq filloi mirë por gjërat ndryshuan kur skuadrën filloi ta drejtojë Erik ten Hag.

Pas një interviste bombastike me Piers Morgan, ylli portugez i ndau rrugët me klubin duke nënshkruar kontratë të re me skuadrën saudite. Al-Nassr.

Komento: