Ronaldo po luan me Man Utd-n, por nëna e tij zgjedh ta shikojë ndeshjen e Man Cityt

22:06 | 15 Shkurt 2022

Cristiano Ronaldo momentalisht është duke u paraqitur për Manchester Unitedin në ndeshjen ndaj Brighton në kuadër të Premierligës.

Por, nëna e tij ka vendosur ta shikojë një ndeshje tjetër.

Ajo është parë në stadium duke e shikuar ndeshjen mes Sporting Lisbonës dhe Manchester Cityt në Champions League.

Kujtojmë se nëna e Ronaldos është tifoze e Sportingut dhe disa herë e ka sugjeruar portugezin të rikthehet të luajë për ta.

Komento: