Ronaldo ‘provokon’ Real Madridin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ronaldo ‘provokon’ Real Madridin

13:07 | 06 Janar 2019

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo e ka provokuar Real Madridin, duke thënë se viti 2018 ishte më i miri në karrierën e tij, kur kaloi te Juventusi.

33-vjeçari kishte arritur ta fitonte titullin e Ligës së Kampionëve për tri vite radhazi para se të transferohej në Juventus për 112 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës. Mirëpo, ky vit ishte edhe viti i parë pas tri viteve që nuk e fitoi Topin e Artë, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo ka thënë se ai nuk luan për tituj dhe se mirëpritja që mori nga tifozët e Juventusit pas transferimit të tij në Itali ka bërë të viti 2018 të jetë shumë i veçantë në karrierën e portugezit, i cili madje e konsideron atë si më të mirin në karrierë.

“Unë nuk dua të thyejë rekorde, por punoj për të mirën e klubit. Viti 2018 ishte më i miri në karrierën time. Në Serie A kundërshtarët mbrohen nga unë po aq shumë sa bënin në Spanjë, mirëpo këtu ka më pak hapësirë pasi që të gjitha klubet kanë mbrojtje të mrekullueshme”, ka thënë Ronaldo.

“Triumfi në Ligën e Kampionëve është një ëndërr për mua, por nuk duhet ta bëjmë këtë të duket si fiksim. Titujt e ekipit janë të rëndësishme dhe unë jam duke punuar për to. Të gjithë në Torino më mirëpritën në mënyrë të mrekullueshme”, ka thënë Ronaldo.

Komento: