
Edhe një tjetër klub i madh e refuzon Ronaldon.
Paris Saint-Germain e ka refuzuar transferimin e Cristiano Ronaldos.
L’Equipe raporton se agjenti i portugezit, Jorge Mendes e ka ofruar Ronaldon te parisienët, por këta të fundit e kanë refuzuar mundësinë për të nënshkruar me të.
Cristiano Ronaldo e dëshiron me çdo kusht largimin nga “Old Trafford”, shkruan Gazeta Express.
Madje, ai nuk ka udhëtuar me ekipin në përgatitjet parasezonale.
Ditë më parë, Ronaldos ia mbylli dyert edhe Bayern Munich.