Ronaldo refuzon këtë skuadër

22:34 | 14 Korrik 2022

Cristiano Ronaldo, ka refuzuar një ofertë të madhe për kontratë me vlerë 275 milionë euro nga një klub i paidentifikuar nga Arabia Saudite.

Ronaldo ka qenë shumë i lidhur me një largim nga Manchester United këtë verë, me Chelsea që besohet se ka qenë favorit për të nënshkruar me sulmuesin muajin e fundit, përcjell ORAinfo.

90min raportoi të enjten se Blutë tani kanë vendosur të mos ndjekin CR7 pavarësisht se pronari i ri Todd Boehly fillimisht u josh nga mundësia për të bërë një deklaratë nënshkrimi./ORAinfo/

Komento: