Ronaldo refuzon ofertën 242 milionë euroshe

11:37 | 13 September 2022

Cristiano Ronaldo e ka hedhur poshtë mundësinë për të qenë sërish futbollisti më i paguar në botë. Pasditen e së hënës, në Portugali u përhap lajmi se Al-Hilal i kishte ofruar një kontratë prej 242 milionë eurosh për dy sezone.

Tregu është ende i hapur dhe klubi i Arabisë Saudite donte ta kthente sulmuesin portugez në referencë absolute të një futbolli që ka inkorporuar lojtarë si Vietto, Álvaro González, Ospina, Santi Mina apo Alvaro Medrán muaj më parë.

MARCA ka qenë në gjendje të konfirmojë ekzistencën e propozimit, por për momentin ideja e Ronaldos është të vazhdojë te Manchester United ose të paktën në nivelin më të lartë konkurrues për muajt e ardhshëm.

CR7 dëshiron të vazhdojë të konkurrojë në nivelin më të lartë. Portugezi kërkoi gjatë gjithë verës që të vazhdojë të rrisë rekordin e tij në Champions League, por pa sukses. Ndjenja është se te Manchester United nuk gjen lumturinë që kërkon, por këmbëngul në idenë e tij për të vazhduar në Evropë.

E vërteta është se për momentin, portugezi ka humbur vendin e titullarit dhe identifikimi me Ten Hag nuk duket të jetë një faktor i lehtë për t’u gjetur. Sinjalet që lëshon tregojnë se nuk është në momentin më të mirë, ndonëse gjithçka tregon se objektivi kryesor i tij është Botërori i Katarit, që do të luhet pas dy muajsh.

Gjatë muajve korrik dhe gusht ai ishte i lidhur me Atlético Madrid, Marseille, Sporting Portugal dhe Napoli, por operacioni nuk ishte kurrë i lehtë për t’u ekzekutuar dhe në fund ai përfundoi duke vazhduar te Manchester United, pavarësisht se nuk përmbushi dëshirën e tij për të, të luajë në Champions League.

Al-Hilal është një ekip nga qyteti i Riadit, i cili nuk ka ngurruar të bëjë një ofertë absolutisht jashtë çdo logjike të merkatos për portugezin. 121 milionë euro në vit do të nënkuptonin që CR7 të ishte në krye për sa iu përket pagave.

Komento: