Ronaldo shërohet nga koronavirusi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ronaldo shërohet nga koronavirusi

19:32 | 30 Tetor 2020

Cristiano Ronaldo është shëruar nga koronavirusi.

Juventusi ka lajmëruar zyrtarisht se Cristiano Ronaldo është testuar negativ nga COVID-19

Superylli portugez ka qenë jashtë prej që u testua pozitiv me koronavirus gjatë ndeshjeve me Kombëtare dhe ai humbi ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve këtë javë.

Lexo Edhe:
Muriqi befason me vizitë Ambasadoren e Kosovës në Itali
Bardhezinjtë kanë konfirmuar se në testet e fundit ai është negativ kështu që Ronaldo tani mund të largohet nga izolimi shtëpiak pas 19 dite karantin.

“Cristiano Ronaldo ka marrë rezultatin e fundit diagnostik për Covid-19”, thuhet në komunikatën e klubit.

“Testi ka dhënë rezultat negativ. Kështu që lojtari është shëruar pas 19 dite dhe nuk do të jetë më në izolim shtëpiak”.

Sulmuesi duhet të bëj testet mjekësore edhe njëherë para se të rikthehet në stërvitje në skuadër. Këtë pritet të ndodhin nesër dhe pas kësaj pritet që të shihet a do të luajë kundër Spezias të dielën.

Komento: