Ronaldo shkëlqeu ndaj Newcastle, por në qiellin e “Old Trafford” portugezit i kujtojnë sulmin seksual

19:23 | 11 Shtator 2021

Një pankartë që mbështet gruan që akuzoi Cristiano Ronaldon për një sulm seksual është valvitur mbi Old Trafford gjatë ndeshjes mes Manchester United dhe Newcastle.

Grupi feminist ‘Level Up’ tha se donin të kujtonin tifozët për akuzat e përdhunimit kundër tij.Kathryn Mayorga është shprehur se ajo ishte sulmuar seksualisht nga ai në një hotel në Las Vegas në 2009.

Në vitin 2019, prokurorët amerikanë thënë se Ronaldo i ka mohuar akuzat dhe nuk do të përballet me drejtësinë.“Beso Kathryn Mayorga,” ishte pankarta e cila u valvit nga një avion sapo nisi ndeshja në “Old Trafford”.

Lojtari portugez shënoi dy herë në ndeshjen e tij të parë me Manchester United pas 12 vitesh në atë fitore 4-1 ndaj Newcastle.

Komento: