Ylli portugez këtë verë u transferua në Juventus ku vazhdojë me formën e mirë.
Ai ndihmoi Juventusin që të prijë bindshëm si e para në Serie A.
Sulmuesi i Juventusit dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez do ti kalojnë një pjesë të Krishtlindjeve duke shpërndarë dhurata për fëmijët në spitalin Regina Margherita në Torino
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka shpërndarë dhurata të hënën në spitaln e Torinos Regina Margherita kur ai dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez kanë vizituar repartin e pediatrisë pak para vigjiljes së Krishtlindjeve.
Çifti ka vizituar spitalin pasi stërvitjeve të Ronaldos ku kampionët e Serie A kanë shpërndarë po ashtu bamirësi për fëmijët, familjet e tyre dhe stafin e mjekëve.
Ish sulmuesi i Real Madridit ishte përshëndetur nga drejtori i spitalit dhe shefi i depertamentit të onkologjisë, me të cilin ai ka biseduar më gjatë para se të kalojë kohën me të vegjlit që janë të shtruar në këtë spital.