Ronaldo bëhet nervoz, shpërthen pas barazimit.
Cristiano Ronaldo është bërë mjaft nervoz pas barazimit të ekipit të tij, Al-Nassr ndaj Al-Feira në Saudi Proffesional League.
Skuadrat luajtën pa gola dhe ky rezultat i lë prapa “CR7” me shokë në garën për titull të kampionit.
Mbi të gjitha pas fitores së Al-Ittihad, i cili e shfrytëzoi rastin duke e mposhtur Al-Wehdan 2:1 për të udhëhequr në krye të tabelës me tri pikë, shtatë xhiro pa përfunduar sezoni, shkruan Gazeta Express.
Al-Ittihad e ka avantazhin edhe në përballjet kokë më kokë me Al-Nassr.
Pas lojës, Ronaldo u pa i mllefosur derisa po largohej nga fusha e blertë.
Kjo nuk është hera e parë që 38 vjeçari shihet i nervozuar prej sa i është bashkuar klubit nga Arabia Saudite në muajin janar.
Ronaldo i ka realizuar 11 gola në 10 ndeshje në kampionatin arab, ndërsa paguhet rreth 200 milionë euro në vit nga klubi i tij, Al-Nassr.