Ronaldo thotë se do pensionohet nga futbolli nëse fiton Kupën e Botës me Portugalinë

22:24 | 17 Nëntor 2022

Sonte ka vazhduar seria e deklarimeve shokuese nga ylli i futbollit të shekullit të 21-të, Cristiano Ronaldo.

Në intervistën e transmetuar sonte, Ronaldo ka thënë se do pensionohet nga të gjitha nivelet e futbollit professional, nëse arrin të fitojë Kupën e Botës Katar 2022, me kombëtaren portugeze.

I pyetur nga Piers Morgan: “Nëse e fitoni Kupën e Botës a do të pensionoheni?”, Ronaldo është përgjigjur: “Po, 100%”.

Komento: