Ronaldo thyen rekordin historik

22:28 | 13 Dhjetor 2020

Ronaldo thyen rekordin historik që nuk është arritur në shekullin e fundit.

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thyer rekordin tjetër në fitoren në udhëtim të Genoa.

Portugezi realizoi dy gola në fitoren prej 1 – 3, përcjellë lajmi.net.

35-vjeçari ka shënuar fitoren e 400-të, gjë që se ka arritur asnjë lojtar në pesë ligat evropiane në shekullin e 21-të.

Këtë rekord ndoshta së shpejti do e barazojë edhe rivali i përbetuar Lionel Messi, që regjistron plotë 365 fitore.

Kurse, në vendin e tretë ndodhet portieri Gianluigi Buffon me 350.

Komento: