Legjenda e Brazilit tregon preferencat për stolin e ‘Seleçao’: Ancelotti, Mourinho ose Guardiola.
Ronaldo Nazario ka përmendur tre emra që do t’i pëlqenin të ishin në krye të stolit të Brazilit.
Eliminimi i kombëtares së Brazilit nga Kupa e Botës 2022, në fazën çerekfinale, e bëri të domosdoshme intervenimin në stol.
Lidhur me trajnerin e mundshëm të Brazilit, komente të shpeshta po jep Ronaldo Nazario, i cili dje zbuloi se Pep Guardiola kishte refuzuar latinët.
Por, së fundmi ai ka përmendur edhe dy emra të tjerë anash Pep Guardiola, që atij do t’i pëlqenin si drejtues të Brazilit.
“Do të doja që pasuesi i Tite të ishte dikush sikur Guardiola, Anelotti apo Mourinho”, ka thënë Ronaldo, përcjell lajmi.
“Gjithsesi, unë nuk jam ai që vendos, kështu që të shohim çfarë ndodh. Ka spekulime për këta trajnerë në Brazil, por nuk e di sa është e vërtetë. Nuk shoh problem nëse kemi një trajner të huaj”, ka shtuar ikona braziliane.
Kontratat e Carlo Ancelotti dhe Jose Mourinho me Real Madridin e Romën skadojnë në vitin 2024. Mbetet të shihet nëse Brazili do ta kontaktojë ndonjërin prej tyre