Ronaldo vazhdon ”rebelimin” ndaj Al Nassr

21:15 | 03 Shkurt 2026

Cristiano Ronaldo ka vazhduar edhe sot rebelimin ndaj klubit të tij Al Nassr.

Pasi refuzoi të luante ndeshjen e djeshme ndaj Al Riyadh, sulmuesi portugez nuk u stervit fare ditën e sotme, shkruan IndeksOnline.

Ky rebelim i Ronaldos vjen në shenjë proteste sepse ishte i pakënaqur me mungesën e aktivitetit të transferimeve në klub krahasuar me klubet e tjera në pronësi të fondit.

Raportohet se Ronaldo është i frustruar që Al Nassr dështoi të bejë përforcime të rëndësisishme në merkaton e janarit, të nevojshme për garën për titull.

Kujtojmë që një nga transferimet e bujshme në ligën arabe ishte ai i Karim Benzemas, i cili nga Al Ittihad kaloi te rivali i tyre, Al Hilal.

Ditë më parë sulmuesi francez shprehi pakënaqësi ndaj klubit, pasi kishte mospajtime rreth kontartës së re, ku edhe Benzema refuzoi të luante në ndeshjet e Al Ittihad, derisa dje u zyrtarizua te Al Hilal.

Komento: