Ronaldo vendos nëse do të transferohet Icardi tek Juventusi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ronaldo vendos nëse do të transferohet Icardi tek Juventusi

20:41 | 12 Qershor 2019

Vërehet qartë ndikimi i madh i Ronaldos në skuadrën e Juventusit.

Transferimi i Mauro Icardit te Juventus do të varet nga miratimi ose jo i Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi argjentinas do të largohet nga Inter, për t’iu dhënë fund raporteve aspak të mira me drejtuesit e skuadrës.

Inter janë të etur të provojnë një shkëmbim me Juventusin, duke ofruar Icardin për Paulo Dybalan.

Por, për të kaluar Icardi te Juventus, trajneri i ri që do të marrë drejtimin e ‘Zonjës së Vjetër’, duhet të konsultohet edhe me Ronaldon.

Mediet në Itali raportojnë se vendimtar në transferimin e Icardit te Juventus, do të jetë edhe miratimi nga Cristiano Ronaldo.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!