Ronaldo zbulon një sekret të madh, pak kush e ka ditur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ronaldo zbulon një sekret të madh, pak kush e ka ditur

23:19 | 25 Dhjetor 2018

Ylli portugez, Ronaldo u transferua te Juventusi verën e që lamë pas për 100 milionë euro.

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka pohuar se klienti i tij ka filluar bisedimet e transferimit me vetë Juventusin në fillim të këtij viti përcjell ORAinfo.

Duke folur për Rai Sport, Mendes tha: “Në janar 2018, unë dhe pak njerëz që e dinin se çfarë po ndodhte, mendonim që ishte shumë e vështirë për ta sjellë Cristiano Ronaldon në Juve.

“Megjithatë, unë dua ta bëj të qartë se ideja filloi me lojtarin vetë.

“Ronaldo më tha se ai dëshironte vetëm të luante për Juventusin. Atje ku filloi dhe unë kam qenë në bisedime me drejtorët e bardhezinjëve për muaj me radhë, kështu që ne të gjithë e dimë se si përfunduan këto negociata”, ka thënë agjenti i Ronaldos./ORAinfo/

Komento: