Ronaldo zgjedh trajnerin e ri të Juventus, do të befasohen të gjithë

15:28 | 18 Maj 2019

Cristiano Ronaldo e ka gjetur zëvendësimin e Massimiliano Allegrit.

Juventus të premten përmes një komunikate ka njoftuar se Massimiliano Allegri do të largohet në fund të sezonit.

Në mediet italiane tashmë janë duke qarkulluar shumë emra të njohur për të zëvendësuar 51 vjeçarin në stolin e kampionëve të Serie A.

Por, sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Cristiano Ronaldo tashmë ka dëshirën e tij për stolin e Juventusit, përcjell lajmi.

34 vjeçari u ka kërkuar drejtuesve të Juventusit që të tentohet angazhimi i trajnerit të Napolit, Carlo Ancleotti.

CR7 asnjëherë se ka fshehur simpatinë për Carlo Ancelottin, me të cilin ka punuar te Real Madrid, ku kanë fituar edhe një titull të Ligës së Kampionëve.

Komento: