Ronaldo shkakton “tërmet”! Zbulon ekipin që do ta drejtojë Mourinho – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ronaldo shkakton “tërmet”! Zbulon ekipin që do ta drejtojë Mourinho

16:01 | 25 Dhjetor 2018

Cristiano Ronaldo është i informuar për gjithçka.

Agjenti i tij,Jorge Mendes, i ka treguar atij se Jose Mourinho do ta drejtojë Real Madridi dhe paralajmëron se ai atje nuk do të shkojë vetëm përcjell ORAinfo.

Mourinho ka vendosur një listë të kushteve për të dhënë “po” përfundimisht Florentino Pérez, ndër të cilat është një shumë e veçantë.

Tekniku i deritashëm i United, bën thirrje për inkorporim si një njeri i fortë brenda skemës organizative teknike, ish-yllin e Los Blancos, Xabi Alonso.

Ai që ishte lojtar i besimit absolut në ditët e ‘Mou’ në Real, do të kthehej për të vepruar si ndërlidhës midis trajnerit dhe bordit të ekipit./ORAinfo/

Komento: