Hajdutët futen në shtëpinë e Cristiano Ronaldos në Madeira, i kanë vjedhur gjërat personale.
Ylli portugez ka mësuar se hajdutët janë futur në shtëpinë e tij në Madeira dhe kanë marrë disa gjëra personale të tij.
Policët po hetojnë rastin që ka bërë bujë të madhe nëpër të gjitha mediet evropiane.
Një fanellë e Juventus me nënshkrimin e Cristiano Ronaldo thuhet të jetë në mesin e gjërave të vjedhura.
Ronaldo ishte jashtë vendit, me obligime me kombëtaren për ndeshjen ndaj Spanjës kur kjo ngjarje ndodhi.
Gjithçka thuhet të ketë ndodhur si pasojë se dera e garazhës së Ronaldo ka mbetur e hapur.