Ronaldos ia sheh “sherrin” ky futbollist

17:56 | 20 Janar 2019

Menaxheri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka pranuar se Paulo Dybala shënon gola më pak për shkak të pranisë së Cristiano Ronaldos përcjell ORAinfo.

Allegri ka dhënë një deklaratë përpara ndeshjes së Serie A kundër Chievo nesër dhe ai është pyetur për Dybala. Allegri beson se Argjentinasi shënon më pak gola për shkak të Ronaldos.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai ka shanse shënimi , ai gjithmonë ka pasur ato raste. Ne gjuajmë në shënjestër para kryesisht për shkak të Ronaldos.

“Paulo mund të përmirësohet, të gjithë duhet të bëjnë një hap pak përpara “, ka thënë Allegri./ORAinfo/

Komento: