Ronela shfaqet nga plazhi, tregon format e saj “bombastike”

14:32 | 30 Shtator 2019

Ajo është një këngëtare që cilësohet për format e saj përfekte.

Ronela Hajati ka qëndruar në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ku i ka publikuar disa imazhe për fansat e saj.

Këngëtarja është shfaqur në një nga plazhet e atjeshme, e veshur me kostum larjeje dhe ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime.

Ndërsa në InstaStory, këngëtarja i ka publikuar disa video nga një koncert i DJ Khaled, në të cilin ka marrë pjesë.

“MVP” është projekti më i fundit muzikor i Ronelës, të cilin e ka publikuar gjatë muajit shtator.

Këngëtarja e ka lansuar videon muzikore në YouTube më 20 shtator dhe ka kaluar shifrën prej gjysmë milion shikimesh deri më tani.

Komento: