Rooney zbulon emrat e tri skuadrave që ishte afër t’i bashkohej

23:18 | 23 Nëntor 2020

Wayne Rooney zbulon emrat e tri skuadrave që ishte afër t’i bashkohej, ndër to edhe rivali lokal, City.

Sulmuesi Wayne Rooney ka pranuar se ishte i gatshëm të largohej nga Manchester Unitedi në vitin 2010 dhe ka zbuluar se tri klube e donin.

Anglezi thuhej se do largohej, meqenëse prishi raportet me Sir Alex Ferguson dhe nuk doli të jetë gjithmonë titullarë.

Jose Mourinho, në atë kohë trajner i Chelseas provoi ta transferonte, por Rooney zbuloi se mund t’i bashkohej Barcelonës ose Realit.

“Mendoj se ishte dokumentuar mirë që Chelsea dhe Mourinho dëshironin të më transferonin. Ishte Real Madridi, Barcelona dhe Man City, që interesoheshin, por nuk ishte asnjëherë opsion që të shkoi aty (City).

“Kishte spekulime të shumta për shumë klube, por këto trija ishte mjaftë reale”.

“Në kokën time, isha i gatshëm të luaj në Spanjë. Do shkoja të Barcelona, por më shumë do ndodhte të Real Madridi së të Barcelona. Chelsea gjithmonë ishte aty”.

“Pas disa ditëve, bisedova me David Gill dhe kur ndodhen protestat para shtëpisë, kisha pranuar të nënshkruaja kontratën”, u shpreh ai.

Rooney e përfundoi karrierën me Manchester Unitedin duke shënuar 253 gola në 559 paraqitje dhe fituar pesë tituj të Premierligës dhe Ligën e Kampionëve.

Komento: