Rosonerë bëhuni gati, ‘San Siro’ po merr pamje të re

20:09 | 04 Mars 2019

‘San Siro’ po bëhet gati që të marr një pamje krejt të re.

Stadiumi duke i numëruar sezonet e fundit si shtëpia e futbollit të Milanos dhe Interit.

Milan dhe Inter raportohet se janë duke punuar në drejtim që të konstruktojnë një ‘San Siro’ të ri, deri në vitin 2023.

Sipas ‘La Reppublica’,Milan vetëm po e presin skuadrën e Inter që të japin dritën e gjelbër për projektin e stadiumit.

Shtypi italian shpjegon se ‘San Siro’ origjinal do të rrënohet dhe të zëvendësohet me një stadium me 60 mijë ulëse, qindra metra më larg se origjinali.

Ky projekt do t’i kushtojë skuadrave hiq më pak se 600 milionë euro. Stadiumi do të përfshijë edhe një qendër tregtare, si dhe 5 mijë ulëse për koncerte dhe evente të ndryshme.

Komento: