Rossonerë lexoni këtë deklaratë që ka dhënë Shevchenko

19:38 | 24 Mars 2019

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko beson se Rino Gattuso ka arritur të japë ekipit rossoner një identitet që i ka ndihmuar ata të përmirësohen dhe të përmirësojnë veten këtë sezon përcjell ORAinfo.

Shefi i ekipit kombëtar të Ukrainës po bisedonte me Tuttosport kohët e fundit dhe ai tha:

“Unë do t’i jap atij një vlerësim të lartë. Rino ka sjellë entuziazëm përsëri në mesin e tifozëve, por mbi të gjitha ai po dëshmon të jetë një trajner shumë i aftë”

“Milani ka një identitet të saktë, ka qenë një kohë e gjatë që ata kanë luftuar për të shkuar në Ligën e Kampionëve, Gattuso ka shumë merita, së bashku me Maldini dhe Leonardo, shumë keq për derbin, i cili mund të ketë përfunduar edhe në barazim.

“Kush kualifikohet për Ligën e Kampionëve? Pas Juventusit, unë shoh Napoli, Milan dhe Inter” , ka thënë Sheva./ORAinfo/

Komento: