Milani nuk i ka punët mirë.
Lajme të këqija për Milanin dhe Gennaro Gattuso. Gigio Donnarumma do të jetë së paku 1 muaj jashtë fushave.
Portieri italian ka pësuar lëndim ndaj Udineses në krahun e djathtë, për çka u detyrua të lëshojë fushën në fillimin e ndeshjes.
Donnarumma me shumë gjasa do të jetë jashtë fushave edhe ndaj dy ndeshjeve të rëndësishme të sezonit, Juventusit e Lazios.
Por, kjo nuk është më e keqja për Milanin. Paqueta, Kessi, Conti e Suso po përballen me probleme me lëndime.
Të gjithë janë duke u trajtuar nga stafi mjekësor dhe mbetet të shihet koha e rikthimit të tyre në fushë.