Rossonerët në “ankth”, ja kush mund ta rrëmbejë pozitën e katërt Milanit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rossonerët në “ankth”, ja kush mund ta rrëmbejë pozitën e katërt Milanit

22:42 | 10 Shkurt 2019

Lucas Paquetá dhe Krzysztof Piatek ishin padyshim heronj të Milanit sonte.

Rossonerët e mposhtën Cagliarin me rezultat 3-0, për të mbajtur vendin e katërt përcjell ORAinfo.

Ekipi kuqezi mbetet shumë ngushtë në garën për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi Rossonerët janë ende vetëm një pikë para Romës, Lazios dhe Atalantës.

Paquetá shënoi golin e tij të parë në Serie A dhe ia kushtoi atë 10 lojtarëve të rinj që vdiqën në terrenin e trajnimit Flamengo këtë javë, të njëjtin vend ku ai kaloi vitet e tij formuese si futbollist./ORAinfo/

Komento: