Rossonerët nuk ndalen, mposhtin Firorentinën dhe qëndrojnë linder në Seria A

18:16 | 01 Maj 2022

Rossonerët po vazhdojnë me fitore.

Milani po vazhdon me formën e mirë dhe rrugën drejt titullit të kampionit në Serie A.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli fitoi ndaj Fiorentinas.
Ndeshja e zhvilluar sot në “San Siro” ka përfunduar me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Rossonerët” e shënoi Rafael Leao në minutën e 82-të.

Milani pas kësaj fitore ka 75 pikë në krye të tabelës dhe momentalisht pesë pikë më shumë se Interi.

Kurse, Fiorentina është e shtata me 56 pikë.

Komento: