ROSU bllokohet nga serbët në Zubon Potok

09:00 | 28 Maj 2019

Njësia Speciale e Kosovës po zhvillon një aksion të madh sot në veri të Kosovës.

Mediat serbe po raportojnë se qytetarët serbë në veri nuk po e lejojnë hyrjen e ROSU’së në Zubin Potok.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të Mitrovcë.

Përpos të kërkuarve për kr im të organizuar, po kërkohen edhe disa persona të dyshuar për disa ngjarje të tjera, raporton Periskopi.

Sipas informacioneve të para, ky aksion lidhet edhe me privimin nga jeta e policit Enver Zymberi dhe atë të ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Mësohet se deri më tani janë dhjetëra të prangosur.

Komento: