Roth: Serbia dhe Vuçiq mbajnë përgjegjësi të plotë për dhunën në veri

18:11 | 11 Shtator 2023
roth:-serbia-dhe-vuciq-mbajne-pergjegjesi-te-plote-per-dhunen-ne-veri

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Gjermanisë Michael Roth, u tregua mjaft i ashpër ndaj Serbisë.

Politikani gjerman tha se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, mban përgjegjësi të plotë të grupeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, në rastin e 29 majit.

Roth tha se edhe Kosova mban disa përgjegjësi për situatën në veri, derisa bëri thirrje për depërshkallëzim dhe kthim në dialog, njofton Klan Kosova.

Ish-ministri i Jashtëm gjerman theksoi se ka pritje të mëdha nga takimi i enjtes që pritet të mbahet në Bruksel, në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Michael Roth, shtoi se pret që ky takim të sjell rezultate konkrete.

Këto komente ai i bëri pas takimeve të realizuara në Prishtinë.

Komento: