Këtë javë, Rovena është banorja që u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, pas një televotimi të fortë që përfshinte Sarën, Xuxin, Xhenetën dhe Leon.
Votimi ishte i ngushtë, duke reflektuar tensionin dhe emocionet që po mbizotërojnë mes publikut dhe brenda shtëpisë.
Rovena e la lojën pas disa javësh të mbushura me përballje dhe momente të paharrueshme.
Me largimin e Rovenës, loja po ashpërsohet edhe më shumë. Me kalimin e javëve, strategjitë, aleancat dhe përplasjet mes banorëve vetëm sa po intensifikohen, duke e bërë garën gjithnjë e më interesante për publikun.
Rovena ka qenë tejet e qetë në debate dhe nuk ofendonte banorët.
Ndryshe, banorët nuk e përcollën Rovenën në mënyrën më të mire, ata filluan të këndonin dhe të bërtisnin kundër saj.