Rovena Stefa në lidhje me biznesmenin kosovar, kush është ai?

21:40 | 16 Janar 2021

Rovena Stefa e pranon se është e dashuruar.

Rovena Stefa, pak ditë më parë, pranoi se është në një lidhje dashurie dhe shpreson që me mashkulli që ka në krah, të shkojë drejt martesës pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit.

Gjatë një interviste së fundmi, ajo zbuloi më shumë detaje duke thënë se partneri i saj është nga Kosova, por nuk i zbuloi identitetin.

Këngëtarja la të nënkuptohet se ai jeton në Shqipëri dhe kur u pyet se ku do jetojnë, u shpreh se “kjo nuk është problem”.

“Çun kosove në Shqipëri. Dashuria, si të vijë thonë, si të jetë prej Kosove, si të jetë prej Shqipërie. Unë tashmë jam në një lidhje dhe ai është nga Kosova”, tha Rovena Stefa, e ftuar në “RTV Dukagjin”.

“Do vijë ai në Shqipëri apo do vish ti në Kosovë?”, e pyeti moderatorja.

“Këtu nuk është problem, e rregullojmë!”, shtoi këngëtarja.

Në një intervistë në emisionin “Rudina” pak ditë më parë, ajo pranoi se është e dashuruar dhe se do bëjë një dasmë me 2000 të ftuar, pasi “ka pritur shumë vite për t’u martuar”.

“Lajmi i ri është që jeta vazhdon dhe është shumë e bukur. Shpresoj që për 2021 të kem edhe diçka të tillë, kam punuar në atë drejtim. Viti 2020 na surprizoi, madje edhe dasma u shtynë. M’u shty edhe dasma ime, sepse dua të jetë ai momenti ku unë mund të ftoj 2000 vetë, se sikur të ftoj në dasmë 100 veta nuk është dasmë e madhe. Do më pëlqente shumë një dasmë e madhe, dua të gëzohet i madh e i vogël te dasma ime. Kush më njeh, le të vijë, është i ftuar. Kam pritur boll vite që të martohem”, tha ajo.

“Je pranë hapit të madh?”, u pyet nga moderatorja e emisionit.

“Avash, avash, jo tamam, ashtu disi. Kam një lidhje dhe pretendoj që të mbarojë kjo koha dhe pastaj mund të bëjmë plane më serioze për martesën, e kur të vijë momenti do publikoj fotot. Shpresoj që të mbarojë pandemia, sepse do ishte pengesë e madhe për shumë gjëra, jo më për dasmën time. Të mbarojë, pastaj të bënim plane të tjera, edhe dasmë”, përfundoi Rovena Stefa.

Lidhja e saj sekrete në Kosovë ka qenë dhe arsyeja që Rovena prej vitesh ishte vendosur atje. Rovena jetoi ne Fier deri në moshën 14-vjeçare dhe pastaj u transferua në Elbasan ku mbaroi studimet e më pas pas në Tiranë, ku fitoi çmimin e 2-të në “Koncertin e Pranverës ’96”, me këngën “Mashtrim që nuk të vret”.

Që nga ajo periudhë, këngët e saj kanë qenë të shumta, deri te klipi i fundit i publikuar më datë 19 dhjetor 2020 me titull “Le te thyhen gotat”. E nëse në këtë intervistë të fundit ajo zbuloi se mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën është nga Kosova, pak më parë ajo ka specifikuar origjinën e tij nga Kukësi.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Rovena tregoi se si dëshiron të jetë martesa e saj, e cila tashmë konsiderohet si një ditët më të rëndësishme të jetës për çdo vajzë. Stefa u shpreh se ajo preferon dasmë me shumë të ftuar.

Këngëtarja ka thënë se kjo ditë do të vijë dhe se pandemia nuk do ta ndalojë që ta bëjë dasmën ashtu siç do. Rovena tha se dasmën do ta bëjë në fushë, në mënyrë që të mos rrezikojë të ftuarit. Ndër të tjera, 41- vjeçarja tha se burri, me të cilin do kalojë jetën, dëshiron që të jetë nga qyteti i Kukësit, pa dhënë ndonjë informacion tjetër nëse ka marrëdhënie me ndonjë djalë nga qyteti i Veriut.

“Mua më pëlqejnë dasmat e mëdha. I dua dasmat sepse më pëlqen të mblidhen sa më shumë njerëz të festojnë. Më pëlqen, jam mësuar me dasma të mëdha, 500 e lart. Është shumë e bukur, bëhet një si miting i madh,”– u shpreh Rovena.

Ndërhyrjes së Bieta Sulës se duhet të presim në 2022 më duket, se me virusin këto grumbullimet s’lejohen, ajo iu përgjigj: “Pse, mo, ky gripi kaq i tmerrshëm qenka, dasmën do ta bëj unë në fushë, me maska me demek”.

Komento: