
Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orëve 21:00-21:20 në rrugën Maliq pashë Gjinolli.
Tutje bëhet e ditur se si pasojë e sulmit njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor.
“ Rr. Maliq Pashë Gjinolli, Prishtinë / 14.06.2026 – 21:00-21:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Si pasojë e sulmit njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.