Rrahën mes vete përkrahësit e Bekim Jasharit dhe ata të PDK-së në Skenderaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Rrahën mes vete përkrahësit e Bekim Jasharit dhe ata të PDK-së në Skenderaj

19:03 | 14 Prill 2019

Kuvendi është ndërprerë.

Tensione dhe përplasje janë zhvilluar sot në nëndegën e Skenderajt të PDK-së, gjatë procesit të brendshëm të këtij procesi zgjedhor.

Burime të Gazetës Express tregojnë se përkrahësit e kryetarit të Skenderajt Bekim Jasharit dhe Nuredin Lushtakut kanë rrahur kryetarin e të rinjve të PDK-së në Skenderaj, Alban Berisha.

Të njëjtat burime thanë se M.M dhe A.M kanë rrahur Berishën. Këta dy janë në lidhje familjare dhe njëri prej tyre është edhe shofer i kryetarit Jashari.

Për këtë ngjarje Bekim Jashari tha se nuik ka asnjë informacion dhe ndodhet në Prishtinë.“S’kam koment”, tha shkurtë ai.

Lidhur me këtë përleshje fizike s’ka folur asnjë zyrtar i PDK-së, përfshirë Sami Lushtakun dhe Nuredin Lushatkun

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!