
Tre persona janë arrestuar nga Policia në një fshat të Pejës.
Të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë përfshirë në një përleshje fizike.
Si pasojë e përleshjes, njëri prej te dyshuarave ka pësuar lëndime trupore.
“Fsh. Koshutan Rugovë-Pejë 23.09.2023-16:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë përfshirë në një përleshje fizike. Si pasojë e përleshjes, njëri prej te dyshuarave ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë dhe leja e armës pasi që dyshohet se i dyshuari kishte shtënë në ajër. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, dy te dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej te dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Front Online