Rrahet para banesës së tij gazetari Visar Duriqi

10:04 | 25 Shkurt 2021

Gazetari i Insajderit, Visar Duriqi, është sulmuar fizikisht mbrëmë në mesnatë.

Duriqi ka thënë se është sulmuar nga tre persona ende të panjohur. Ai ka treguar se të njëjtit e kishin pritur para hyrjes së banesës së tij dhe e kanë sulmuar posa ka dalë nga vetura e tij.

Në këtë kohë, Duriqi kishte qenë duke u kthyer në banesë pas pjesëmarrjes në një debat televiziv.

Duriqi ka marrë lëndime dhe është trajtuar mbrëmë në Emergjencën e QKUK-së.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.

Komento: