Gazeta10 ka raportuar në mëngjes për një përleshje fizike në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sortit.
Burime të Gazeta10, kanë bërë të ditur se sekretari i përgjithshëm i MKRS, Xheladin Krasniqi ka sulmuar fizikisht zyrtarin e kësaj ministrie Miftar Latifin.
“Sekretar i MKRS-së, Xhelal Krasniqi ka sulmuar fizikisht zyrtarin e kësaj ministrie Miftar Latifi, rasti është lajmëruar në polici dhe sekretari Krasniqi tashmë ndodhet në Polici”, ka njoftuar burimi.
Në lidhje me rastin, tani ka reaguar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Ai ka thënë se është duke u marrë personalisht me rastin dhe po mblidhen informatat dhe faktet përkatëse.
Para gazetarëve, Çeku theksoi se janë duke u verifikuar detajet e ngjarjes.
“Informatat jemi duke i marrë, faktet duke i kontrollu, besoj edhe Policia po e kryen pjesën e saj që është shumë e rëndësishme në këto raste,” ka thënë ai.
Çeku ka bërë të qartë se dhuna, në çdo formë, është e papranueshme dhe e dënueshme.
“Dhuna ose sulmi fizik është i papranueshëm, i patolerueshëm dhe absolutisht i dënueshëm,” ka shtuar ai. /Gazeta10/