Rrahja e 3-vjeçarit në Fushë Kosovë/ Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarat

14:33 | 20 Shtator 2023


Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit me nga një muaj, dy të dyshuarve për rastin e kopshtit “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, të cilat dyshohet se ushtruan dhunë ndaj 3-vjeçarit.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Po dy të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit me nga një muaj”, ka thënë ajo për Front Online.

Në lidhje me ngjarjen, Inspektorati i Arsimit këtë të mërkure ka nxjerr vendim për suspendimin e tri punëtorëve të “Gëzimi Ynë”, ku në mesin e tyre dy janë edukatore dhe një kuzhiniere.

Po ashtu, Inspektorati i Arsimit ka obliguar drejtorinë komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që të merr masa disiplonre ndaj drejtoreshës së institucionet parashkollor./Front Online

Komento: