Rrahja e mërgimtarëve me policët, arrestohen tre persona

13:27 | 04 Janar 2024

Sot gjatë ditës u publikua një video ku shihej një përleshje mes mërgimtarëve dhe policëve të Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, ka njoftuar se për rast janë arrestuar tre persona, ndërsa kanë pësuar lëndime trupore dy zyrtarë policorë.

“Sot rreth orës 10:00, në Merdarë ka ndodhë një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policor. Pas vënies nën kontrollë të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën Sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Ahmeti./ORAinfo/

Komento: