Rrahja mes disa personave në sheshin e Skënderajt, policia jep detaje

09:40 | 15 Korrik 2026
rrahja-mes-disa-personave-ne-sheshin-e-skenderajt,-policia-jep-detaje

Një përleshje fizike në mes disa personave raportohet se ka ndodhur mbrëmë në sheshin “Adem Jashri” në Skenderaj.

Media lokale “Skenderaj Live” ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

Bazuar në informatat fillestare, ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 22:00, Policia ne Skenderaj ka pranuar informatën për  një rrahje ndërmjet disa personave.

“Njësitet  policore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë shoqëruar tre persona në stacion policor për intervistim. Si pasojë e rastit, një person ka pësuar lëndime trupore”.

Lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento: