Rrahje masive në magjistralen Prishtinë-Podujevë, Policia tregon detajet

09:23 | 08 August 2021

Policia tregon shkakun e rrahjes masive në magjistralen Prishtinë-Podujevë, pesë persona u lënduan.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrahjen e djeshme në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konretisht te rrethi në fshatin Trudë. Sipas policisë rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje në trafik. Lëndime trupore kanë marrë pesë persona, ndërsa katër nga ta janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK.

Sipas viktimave, ata ishin sulmuar nga tre persona që kishin qenë me dy vetura me targa të huaja. Të cilët më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes, raporton Express.

Në vendngjarje policia ka gjetur një thikë dhe një vegël pune.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPORË & ARMËMBAJTJE PA LEJE /Fsh. Trudë, Prishtinë 07.08.2021 – 17:25. Është raportuar se në hyrje të autostradës te rrethi janë përfshi në rrahje disa persona. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar pesë viktima meshkuj kosovar të lënduar të cilët kishin qenë me dy automjete me targa vendore. Viktimave në vendin e ngjarjes ju ka ofruar ndihma mjekësore, ndërsa katër prej tyre janë dërguar në QKUK dhe mbeten për tretman mjekësor. Sipas viktimave pas një mosmarrëveshje në trafik ishin sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar të cilët kishin qenë me dy vetura me targa të huaja dhe pas sulmit të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjete dhe sekuestruar një thikë dhe një vegël pune të cilat dyshohet se ishin përdorë në rast. Rasti vazhdon të hetohet.

Ndërkohë në media janë publikuar pamje nga kjo ngjarje.

https://www.youtube.com/watch?v=RviHCtT-Rlg

Komento: