Rrahje mes disa personave në Prishtinë, njëri lëndohet nga mjeti i mprehtë, Policia e Prokuroria nisin hetime

22:30 | 14 Mars 2026
rrahje-mes-disa-personave-ne-prishtine,-njeri-lendohet-nga-mjeti-i-mprehte,-policia-e-prokuroria-nisin-hetime

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sonte në kryeqytet.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Nga policia është njoftuar edhe se një nga personat është lënduar nga një mjet i mprehtë.

‘’Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë, disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Sipas informatave fillestare, një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa në koordinim me Prokurorin e Shtetit po zhvillohen procedurat e mëtejme hetimore’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Komento: