Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar më 4 janar 2025, rreth orës 13:40, në Prishtinë.
Sipas Policisë, një burrë kosovar është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje.
Gjatë incidentit, djali i çiftit ndërhyri për të mbrojtur nënën dhe për pasojë ka sulmuar babanë e tij.
Viktima ka marrë tretman mjekësor për lëndimet e pësuara, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.