Ka ndodhur një rrahje mes udhëtarit dhe kondukterit.
Sot pasdite ka ndodhur një mosmarrëveshje në një nga linjat e Trafikut Urban në Prishtinë.
Në këtë mosmarrëveshje janë përfshirë një kondukter dhe një udhëtar, në një nga linjat e kësaj kompanie të transportit publik.
Këta të dy janë rrahur mes vete, por nuk dihet shkaku.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00.
Të dy të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor.