
Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rrahje që ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Doganaj të Ferizajt. Aty bëhet e ditur se në përleshje janë përfshirë, tre persona të moshave 47-vjeç, 43-vjeç dhe, 71 vjeç.
Në njoftimin e Policisë, theksohet se, rasti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me punime në afërsi të një prone.
‘’ Gjatë trajtimit të rastit, policia ka siguruar informacione se njëri nga të dyshuarit posedonte armë zjarri pa leje. Pas pranimit të kësaj, personi A.H. ka dorëzuar një pistoletë dhe 15 fishekë, të cilat janë sekuestruar nga policia’’, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.
Njoftimi:
‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” në Ferizaj
Me datën 18.04.2026, rreth orës 07:50 stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë për një rrahje në fshatin Doganaj të Ferizajt .
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar tre persona të përfshirë në përleshje fizike: M. H,(47 vjeç), V. H (43 vjeç) dhe A.H (71 vjeç)
Sipas hetimeve fillestare, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale lidhur me punime në afërsi të një prone.
Si pasojë e përleshjes, të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF-Ferizaj.
Gjatë trajtimit të rastit, policia ka siguruar informacione se njëri nga të dyshuarit posedonte armë zjarri pa leje. Pas pranimit të kësaj, personi A.H. ka dorëzuar një pistoletë dhe 15 fishekë, të cilat janë sekuestruar nga policia.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Rasti është në procedurë të rregullt hetimore.