
Një rrahje ka ndodhur në Gjilan, ku një mashkull ka sulmuar një mashkull tjetër fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa personi tjetër është liruar me proecdurë të rregullt, shkruan FrontOnline.
Njofitmi i Policisë:
Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.