Rrahje në mes shtetaseve të huaj në Qendrën e Azilit në Magure

13:42 | 22 Maj 2022

Tre shtetas të huaj janë arrestuar dje në fshatin Magure të Lipjanit, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë rrahur viktimën mashkull shtetas i huaj.

Sipas Policisë, njëri nga të arrestuarit është i mitur, ndërsa viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë nga policia:

Fsh. Magure, Lipjan 21.05.2022 – 02:56. Janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj shtetas të huaj, ( njëri i mitur ) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë rrahur viktimën mashkull shtetas i huaj.

Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Komento: