Rrahje në Veternik, dy persona bëhen për spital

22:56 | 11 Maj 2026

Në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur sonte një përleshje fizike mes dy personave.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.

Sipas tij, të dy personat kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 20:00 në Veternik dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Sipas informatave fillestare, të dy personat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga njësitet relevante”, tha ai.

Komento: