Një përleshje ka ndodhur brenda xhamisë në Podujevë ku disa persona kanë duke mos u pajtuar me imamin kanë penguar atë gjatë riteve fetare.
Nga katër personat që ishin, një nga ta ka mbrojtur hoxhën, por është goditur më pas me kondak të revoles.
Njoftimi i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Halabak, Podujevë 18.02.2023 – 18:45. Raportohet se në momentin kur imami i caktuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në Podujevë ka shkuar në xhaminë e fshatit për kryerjen e riteve fetare, katër persona nuk janë pajtuar me imamin e caktuar dhe e kanë penguar atë, pastaj tre të dyshuar që tani ndodhen në arrati, nuk kanë lejuar që të sulmohet hoxha dhe gjatë asaj kohe njëri nga të dyshuarit dyshohet se e ka sulmuar me kondak të revoles njërin nga katër viktimat duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarve dhe është gjetur një fotroll e revoles. Të dyshuarit gjenden në arrati, rasti vazhdon të hetohet.